Botë

Franca shënon rritje të rasteve me koronavirus, maskat obligative në Paris

Foto: Reuters

Mbajtja e maskave në publik është bërë e obligueshme që nga sot në Paris dhe rrethinë, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Francë.

Ky vendim erdhi një ditë pasi që Franca regjistroi 6,111 infektime të reja, numri më i madh i regjistruar që nga fillimi i muajit maj, shkruan BBC.

Duke lajmëruar masat e reja të enjten, kryeministri i këtij shtetit Jean Castex tha se dëshironte t’i shmangej mbylljes së tërësishme të shtetit.

Ai tha se koronavirusi sërish po merrte hov në Francë dhe se duhej vepruar shpejtë sepse rritja mund të bëhet eksponenciale.

Edhe shtetet tjera të Evropës po përjetojnë rritje të rasteve me koronavirus, ndërsa Gjermania po planifikon sërish rregulla më të rrepta për të përmbajtur përhapjen, transmeton KOHA.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel paralajmëroi të premten se në muajt e ardhshëm situata mund të bëhet “edhe më e vështirë se tani”.

Në Gjermani, njerëzit të cilët nuk mbajnë maska dënohen me 50 euro, ndërsa ngjarjet e mëdha ndalohen deri së paku në fund të vitit.