Botë

115 raste të reja dhe tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 115 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, nga 1825 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për tre të vdekur.

Ndërsa, njoftohet tutje se janë shëruar 225 pacientë nga koronavirusi.

Deri më tash, Maqedonia e Veriut ka raportuar për 9977 të shëruar dhe 557 të vdekur. Raste aktive janë 2774.