Botë

Haley: NATO mbetet i fuqishëm përkundër përpjekjeve të Rusisë

Descriptive Text

 

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley thotë se SHBA-ja edhe më tej e përkrah Nenin5 të marrëveshjes Veriatlantike, transmeton Koha.net.

NATO do të mbetet i fuqishëm dhe i bashkuar nëse Rusia do përpiqet të shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve anëtarë të tij, ka porositur ambasadorja e SHBA-së në KB Nikki Haley.

“NATO do të jetë i fuqishëm. Ai do të vazhdojë të jetë i bashkuar. Rusia do të përpiqet ta përçajë, por fakt është se ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga Neni 5”, citon al jazeera të ketë thënë ajo.

Në pyetjen se pse Trump nuk e përmendi nenin 5 gjatë vizitës së vet në Bruksel, ajo ka thënë se beson që ai të përkrahë kushtet e marrëveshjes.

“Do të duhej pyetur atë. Mendoj se po ta kishit pyetur në është për Nenin 5,ai do të thoshte po”, ka thënë Haley.