Botë

Policia izraelite shtyp protestën ndaj Netanyahut

Policia izraelite ka shpërndarë protestuesit që u mblodhën në një shesh në afërsi të Jerusalemit.

Mijëra prej tyre i janë afruar shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, që është cak i këtyre protestave.

Policia ka arrestuar qindra prej protestuesve që kanë refuzuar të largohen nga sheshi. Gjatë tërë verës izraelitët kanë protestuar nëpër rrugë duke i bërë thirrje Netanyahut që të japë dorëheqje shkaku i dështimit për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit.