Botë

Covid-detektivët e Turqisë

Descriptive Text

Me mijëra ekipe të gjurmimit të kontakteve shpërndahen nëpër Turqi çdo ditë e çdo natë, duke kërkuar pacientët e prekur me koronavirus, si dhe të gjithë njerëzit me të cilët kanë qenë në kontakt dy javët përpara.

Shumica e suksesit të Turqisë për ta ndaluar përhapjen e virusit i atribuohet të ashtuquajturve “detektivë-Covid-19”.

Turqia ka arritur testimin e miliona njerëzve për koronavirus dhe ka regjistruar më shumë të shëruar sesa të infektuar për katër javët e fundit rresht.

Njëri nga mjekët kryesorë të këtij shteti tha për Sky News se numri relativisht i vogël i vdekshmërisë po arrihet për shkak të rrjetit të gjerë të gjurmimit dhe testimit, e pastaj trajtimit agresiv në stadet e para të sëmundjes, transmeton KOHA.

Profesori Nurettin Yiyit tha se janë duke përdorur disa lloje të trajtimeve, si për shembull plazmat e gjakut nga pacientët e shëruar, si dhe ilaçin anti-viral të quajtur favipavir.

Numri zyrtar për vdekjet e lidhura me Covid-19 në Turqi është nën 6,000 persona, në një popullatë prej 83 milionë banorë.

Turqia ka afro 8,500 ekipe të gjurmimit dhe afro 16,300 “detektivë”.

Secili kontakt i secilit person që teston pozitiv, gjendet nga Covid-detektivët.

Secili fëmijë, secili kushëri, i njohur, kolegë, dhe dashnorë i fshehtë i secilit person që teston pozitiv, gjendet dhe u thuhet të izolohen për 14 ditë.

Ata përcillen në mënyrë të rregullt nga punonjësit mjekësorë dhe testohen momentin e parë që fillojnë të shfaqin simptoma, dhe trajtimi i tyre nisë herët edhe nëse simptomat i kanë të buta.

Secila pjesë e trajtimit, nga testimi, ilaçet dhe trajtimi në spital, janë falas.