Botë

Mësuesit protestojnë hapjen e shkollave në SHBA gjatë pandemisë

Mësuesit dhe punonjësit e shkollave në më shumë se 35 rajone përgjatë SHBA-së të hënën kanë protestuar kundër hapjes së shkollave, derisa numri i të infektuarve me Covid-19 është në rritje e sipër në shumë pjesë të këtij shteti.

Ata po kërkojnë që të mos mbahet mësimi në klasa, deri sa të mos vërtetohet si gjë e sigurt nga të dhënat shkencore, të mos themelohen protokolle të sigurisë si numër më të vogël të nxënësve nëpër klasa dhe testime për virus, si dhe të përcaktohen punonjës mjekësorë dhe këshilltarë nëpër shkolla, sipas një faqeje të internetit të përpiluar nga demonstruesit.

Mësuesit gjithashtu janë duke kërkuar ndihmë financiare për prindërit në nevojë, përfshirë ndihmë në qira dhe kredi, pezullim të dëbimit nga shtëpitë nëse nuk mund t’i paguajnë, si dhe asistencë me para, shkruan Al Jazeera.

Shumë nga këto çështje të ngritura nga mësuesit janë në qendër të bisedave politike në Washington, ku Demokratët nga Kongresi dhe zyrtarët e administratës se Trumpit do të vazhdojnë bisedat këtë javë për të vulosur planin e rimëkëmbjes, pasi që tejkaluan afatin kohor të përcaktuar për zgjatjen e ndihmave ndaj dhjetëra milionë amerikanëve të papunë, transmeton KOHA.

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 4.6 milionë persona në SHBA dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 150,000 amerikanëve që nga shkurti.

Presidenti Donald Trump e ka bërë çështjen e rihapjes së shkollave pjesë të kampanjës së ti për rizgjedhje të nëntorit.