Botë

Në Itali tetë të vdekur e 239 raste të reja me koronavirus

Në Itali tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 239 raste të reja.

Të vdekurit janë nga rajoni i Lombardisë.

Në total në Itali kanë vdekur 35.514 persona si pasojë e virusit. Janë regjistruar 248.070 të infektuar në Itali në total.