Botë

Obama kundërshton shtypjen e votuesve nga republikanët

Descriptive Text

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër atë që e ka quajtur “tentim të republikanëve për t’i shtypur votuesit”.

Ai ka thënë se njerëzit e pushtetshëm po sulmojnë të drejtën e votës dhe ka bërë thirrje për reforma të gjera. Obama, demokrat, ka kritikuar edhe administratën e presidentit Donald Trump dhe disa departamente policore në lidhje me nisjen e protestave kundër racizmit. Obama ka thënë se qeveria e Trumpit po bën punë të madhe për t’i dekurajuar njerëzit që të dalin në votime.

Ish-presidenti, që rrallëherë është parë në publik gjatë viteve të fundit, kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka mprehur retorikën e tij politike. Ani pse nuk ka hezituar të kritikojë Trumpin, një seri të tillë kritikash nuk e ka bërë që prej vitit 2018.