Botë

E marta e kobshme për SHBA-në, 1.592 vdekje nga COVID-19

Foto: Reuters / ilustrim

SHBA-ja shënoi 1.592 raste të vdekjes për një ditë si pasojë e COVID-19, që është numri më i madh ditor në dy muajt e gjysmë.

Sipas të dhënave të universitetit “Jons Hopkins”, gjatë ditës së martë u shtuan mbi 60.000 raste me infeksion. Kështu numri i të infektuarve është rritur pas dy ditësh me rënie të lehtë.

Deri më tash, gati 150.000 pacientë kanë vdekur në SHBA si pasojë e koronavirusit, ndërkohë janë infektuar mbi 4.3 milionë.