Botë

Katalonja mbyll klubet e natës shkaku i koronavirusit

Foto: Reuters

Qeveria e Katalonjës ka mbyllur gjitha klubet e natës për shkak të konfirmimit të rasteve të reja që kanë shtuar frikën për një valë të dytë të koronavirusit, bëri të ditur AP-ja të shtunën.

Bizneset do të jenë të mbyllura në dy javët e ardhshme. Vendimi për mbyllje vjen vetëm një muaj pasi Spanja i dha fund gjendjes emergjente në qytetet e mëdha të Barcelonës dhe Madridit. Vetëm të premten janë konfirmuar 900 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet spanjolle janë shprehur të shqetësuara me rastet e reja të virusit te të rinjtë. Shkaku i rasteve të reja, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejtë Katalonjës.