Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenden dhjetëra civilë të vdekur në rrugët e Mosulit

Dhjetëra kufoma të civilëve janë gjetur në rrugët e Mosulit, të cilët besohet se u përpoqën të shpëtojnë nga xhihadistët e ISIS-it.

Kufomat janë gjetur në afërsi të rrugëve, jo shumë larg vijës së frontit, ku luftojnë forcat e armatosura të Irakut kundër xhihadistëve, njoftoi Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e të vdekurve ka burra, gra dhe fëmijë. Pranë tyre janë gjetur edhe çantat dhe gjësendet që ata mbanin me vete, gjatë tentimit të arratisjes nga qyteti i kontrolluar nga ISIS-i, shkruan kp.

ISIS ka qëlluar të gjithë civilët që kanë parë gjatë përpjekjeve të arratisjes, ku mese shumti viktimat janë qëlluar nga snajperistët.