Botë

Në Maqedoni të Veriut, tetë të vdekur e 241 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë të shtunën ka bërë të ditur për 241 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, tetë të vdekur dhe 51 pacientë të shëruar.

Brenda 24 orëve ky vend ka realizuar 1.700 testime, ka njoftuar Alsat-m.

Sipas statistikave të fundit, në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 9.026 persona me koronavirus, prej të cilëve 4.727 janë shëruar, kurse betejën me koronavirus e kanë humbur 414 pacientë.

Aktualisht në Maqedoni janë 3.885 raste aktive me COVID-19.