Botë

Arrestohet ish e dashura e Epsteinit, akuzohet për rekrutim të vajzave të mitura

Descriptive Text

Ghislaine Maxwell figurë e njohur britanike dhe ish-e dashura e pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, përballet me akuza për krime seksuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas arrestimit nga FBI-ja.

Ajo u arrestua të enjten në qytetin e vogël Bradford, në New Hampshire.

Maxwell akuzohet se ka ndihmuar ish të dashurin e saj Epstein në abuzimin e vajzave të mitura, duke ia rekrutuar viktimat si masazhuese, e të cilat më pas janë detyruar të kryejnë marrëdhënie intime me Epsteinin.

Ajo më herët i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat për përfshirje në veprimet e Epsteinit.

Ai ishte akuzuar për abuzime dhe trafikim të vajzave në Manhatan dhe Florida, mes viteve 2002-2005, ndërsa ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij në burg më 10 gusht, teksa po e priste verdiktin lidhur me akuzat.

Në dokumentet e FBI-së, Maxwell është e akuzuar për shumë krime seksuale dhe për trafikim.