Botë

Mbi 25 mijë të vdekur e 200 mijë të infektuar me koronavirus në Meksikë

Në Meksikë, numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit ka shkuar mbi 25.000, ndërkohë i të infektuarve mbi 200.000, njoftoi Qeveria e këtij vendi të enjten mbrëma, përcjell të premten JakartaPost.

Rastet e para në Meksikë janë paraqitur mëm 28 shkurt, por Qeveria nisi të marrë masa për parandalimin e COVID-19 në javën e fundit të marsit.

Hezitimi i presidentit Andres Manuel Lopez Obrador për të ndërmarrë masa më të ashpra për të ndaluar përhapjen e virusit, ka hasur në Kritika të ashpra.

Me gjithë rastet e reja dhe numrin në rritje të vdekjeve, Qeveria filloi gradualisht rihapjen e ekonomisë në 1 qershor.

Në kryeqendrën Mexico City janë shënuar mbi 77 mijë raste me koronavirus.

Në nivel global, numri i të infektuarve po i afrohet 10 milionëshit, kurse i të vdekurve gjysmë milionit.