Botë

I infektuari me COVID-19 merr pjesë në protestë, Danimarka kërkon testimin e 15 mijë personave

Foto: Reuters

Ministria e Shëndetësisë në Danimarkë ka kërkuar të martën nga njerëzit që kishin protestuar në Kopenhagë, pas vdekjes së një afro-amerikani në duart e policisë në Amerikë, të testohen për koronavirusi, pasi një protestues kishte rezultuar pozitiv.

Rreth 15 mijë vetë ishin në rrugët e Kopenhagës më 7 qershor duke protestuar kundër racizmit dhe brutalitetit nga policia, raporton Reuters.

Deri tash në Danimarkë janë regjistruar më shumë se 12 mijë të infektuar, e 598 të vdekur.