Botë

SHBA-ja zvogëlon listën e vaksinave premtuese kundër koronavirusit

Administrata e SHBA-së ka zvogëluar listën e vaksinave eksperimentuese premtuese kundër koronavirusit në shtatë nga 14, ka bërë të ditur Departamentit i Shëndetësisë.

Vaksinave po u ofrohet mbështetja e qeverisë si pjesë e një programi të Shtëpisë së Bardhë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit.

“New York Times” raportoi më herët gjatë muajit se Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur pesë kompani, përfshirë “Modernan”, “AstraZenecan” dhe “Pfizerin”, si kandidatët kryesorë për të prodhuar vaksinën kundër koronavirusit.

Teksa prodhuesit e ilaçeve po garojnë për të zhvilluar vaksina, teste e terapi për sëmundjen, SHBA-ja po mundohet të sigurojë kapacitetin e prodhimit, të prezantuar në muajin maj.

Shteti po përgatitet për testime masive të vaksinave, me qëllimin që të ketë vaksinë efikase deri në fund të vitit. Qeveria synon të nisë me testimet kah mesi i korrikut.