Botë

Pekini regjistron rastin e parë të bartjes lokale të koronavirusit në disa javë

Foto: Getty Images

Në Pekin, një 52-vjeçar që s’ka pasur histori të udhëtimit jashtë qytetit apo kontakt me dikë që ka ardhur nga jashtë, është diagnostikuar me koronavirus. Ky bëhet rasti i parë i bartjes lokale të virusit në Kinë në disa javë.

Burri jeton në distriktin e Xichengut. Të mërkurën, ai kishte vizituar një klinikë duke u ankuar për probleme të tjera shëndetësore. Nuk kishte pasur simptoma, e nuk kishte pasur asnjë udhëtim apo kontakt me dikë tjetër në dy javët e fundit.

Të enjten, kreu i këtij distrikti u kishte thënë mediave se burri kishte bartur maskë dhe kishte shkuar i vetëm në spital për kontroll. Ai ishte një nga shtatë rastet e reja të raportuara në Kinë. Gjashtë të tjerët, jetonin në Shanghai dhe një në Fujian. Të gjitha raste të importuara.

Në Kinë, aktualisht janë më pak se 150 raste aktive me virus.