Botë

Italia raporton për 71 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto: Reuters

Italia ka raportuar 71 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 202 raste të reja, bën të ditur Agjencia Italiane për Mbrojtje Civile, raporton agjencia Reuters.

Numri total i të vdekurve në Itali nga COVID-19 që nga 21 shkurti është 34.114. Është vendi i katërt në botë me më së shumti të vdekur nga koronavirusi i ri pas SHBA-së, Britanisë dhe Brazilit.

Në total në Itali janë regjistruar 235.763 raste me COVID-19.