Botë

“Shenjtorët nuk bëjnë dashuri”

Në një studio të errët filmi në veri të Moskës, një aktore nuk e zë vendi vend derisa mundohet të fitojë luftën me emocionet. Me sytë katër dhe trupin që e mbledh fort, nxjerr frazën plot pasion nëpërmjet mikrofonit.

Ajo po e kryen punën e saj në një film të ri që po xhirohet për carin e fundit të Rusisë, e që po drejtohet prej regjisorit të njohur rus, Alexei Uchitel, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai i shikon përpjekjet e saj në skenën e xhirimit prej një galerie që ndodhet matanë derës. Ia kërkon aktores që ta përsëritë fjalinë disa herë derisa ai të jetë i kënaqur.

Joshja e përhershme

“Matilda” nuk do të jetë e gatshme për ekranet e kinemave deri në vjeshtë, por ka besimtarë të kishës ortodokse ruse që tashmë kanë deklaruar se vetë ideja për film për carin është në fakt, sipas tyre, blasfemi. Këta besimtarë fanatikë duan që filmi të ndalohet prej shtetit rus.

Madje një grup radikal rus u ka dërguar qindra letra kinemave. Nëpërmjet letrave, kinematë kërcënohen se do t’u vihet flaka nëse do ta kenë guximin për ta emetuar filmin. Kremlini i ka quajtur “të papranueshme” këto kërcënime. Uchiteli ndërkaq ka kërkuar prej policisë t’i hetojë dërguesit e këtyre letrave kërcënuese... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.