Botë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kroaci, më 5 korrik

Descriptive Text

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik.

Njoftimi i tij të mërkurën ka ardhur dy ditë pas shpërndarjes së parlamentit në Kroaci.

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, bashkë me Institutin Kroat për Shëndetësi Publike do të vendosin sesi do të mbahen zgjedhjet në kohën e pandemisë me koronavirus.

Kryeministri konservator, Andrej Plenkoviq ka thënë javën e kaluar se koalicioni tij qeveritar preferon që zgjedhjet të mbahen disa muaj larg datës së rregullt, në mënyrë që shteti të ketë një qeveri me mandat të plotë, ashtu që të menaxhohet kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ekonomia e Kroacisë pritet të tkurret për 9.4 për qind këtë vit për shkak të kësaj pandemie.

Partia e qendrës së djathtë e Plenkoviqit, Unioni Demokratik Kroat, duket se ka fituar përkrahje shtesë gjatë kësaj periudhe, meqë në disa sondazhe është përpara rivalit kryesor, Partisë Social-Demokrate.

Ish-republika jugosllave, që ka gati 4.2 milionë banorë, ka raportuar së fundmi ulje të numrit të rasteve me koronavirus.

Turizmi konsiderohet se kontribuon në bruto-prodhimin e brendshëm për 20 për qind.

Megjithatë, kritikët opozitarë dhe ata të qeverisë, përmendin skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë kabinetin e Plenkoviqit prej vitit 2016.

Më 30 korrik, Kroacia përfundon presidencën e parë ndonjëherë gjashtëmujore në Bashkimin Evropian, dhe ia dorëzon atë Gjermanisë./REL/