Botë

153 të vdekur nga koronavirusi të shtunën në Itali, më së paku që nga 9 marsi

Foto: Reuters / Itali

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali të shtunën e 16 majit ka rënë në 153, duke paraqitur ditën me më së paku të vdekur nga virusi që nga 9 marsi.

242 të vdekur ishin vetëm një ditë më parë, ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali, përderisa numri i rasteve të reja të shtunën ishte 875 për dallim nga e premtja që kishte 789.

Numri total i vdekjeve në Itali që nga 21 shkurti kur shpërtheu koronavirusi tani është 31763. Italia është e treta në botë me numrin e vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Numri i rasteve të konfirmuara është 224 mijë, ndërsa raste aktive janë 70 mijë.

Në Itali janë testuar 1.9 milionë njerëz.