Një makinë bombë ka vrarë së paku 15 persona dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë në Kabul të mërkurën, ka thënë një zyrtar iu shëndetit publik, duke shtuar se numri i viktimave do të rritet.
Shpërthimi ndodhi gjatë vlugut të mëngjesit në një pjesë të ngarkuar të kryeqytetit afgan ku janë të vendosura shumë Ambasada të huaja dhe departamente qeveritare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i policisë, Basir Mujahid, ka thënë se shumë persona janë vrarë dhe plagosur afër hyrjes së Ambasadës Gjermane.
“Ishte një makinë - bombë afër Ambasadës Gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë”, ka thënë Mujahid.
Najib Danish, zëvendësi i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar se rreth 5 persona janë vrarë apo lënduar.
Danish ka thënë se shpërthimi ka qenë aq i madh sa që 30 automjete janë shkatërruar apo dëmtuar.
Po gjatë mëngjesit të sotëm, Reuters raporton se është sulmuar edhe ndërtesa e Ambasadës franceze në Kabul, duke i shkaktuar dëme të mëdha, por nuk raportohet ende për viktima.
Burime të Reutersit kanë thënë se ende nuk dihet nëse viktimat e sulmit pranë Ambasadës gjermane kanë qenë shtetas gjermanë apo jo.
Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.
Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë persona dhe plagosi shumë të tjerë.
Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.