Botë

Në Ganë, një person infektoi 533 kolegë të punës

Descriptive Text

Një burrë i prekur me COVID-19 ka infektuar 533 persona në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë, ka bërë të ditur presidenti i këtij shteti afrikan, Nana Akufo Ado.

“Një person infektoi më shumë se një të tretën e gjithsej 1.300 punëtorëve në Tema, qytet 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Akra”, njoftoi Ado, përcjell CNBC.

533 rastet në këtë fabrikë përbëjnë më shumë se 10 përqindëshin e të infektuarve në Ganë.

Deri më tash, Gana ka konfirmuar 4.700, prej tyre 22 të vdekur dhe 494 të shëruar.