Botë

Babë e bir arrestohen për vrasjen e një afro-amerikani 25-vjeçar në SHBA

Descriptive Text

Një ish-oficer policie dhe i biri i tij janë arrestuar në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën akuzat për vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur.

Vrasja e tij ka ngjallur reagime të ashpra nëpër gjithë SHBA-në, raporton KOHA.

Gregori McMichael dhe i biri i tij Travis janë në paraburgim pasi më 23 shkurt e vranë 25-vjeçarin Ahmaud Arberyn, teksa ai po vraponte në lagjen e tij.

Image

Vrasja nxiti bujë të madhe, pas shfaqjes në publik të pamjeve të xhiruara me telefon nga një dëshmitar. Aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë të shumtë reaguan rreth vrasjes së të riut, pasi vrasësit e tij u lanë të lirë për tre muaj. Aktivistët e quajtën rastin një tjetër akt të dhunës vrasjes racore dhe që kalon pa ndëshkimin e dorasit të racës së bardhë.