Botë

274 të vdekur të enjten nga koronavirusi në Itali

Descriptive Text

274 persona kanë vdekur të enjten në Itali si pasojë e koronavirusit, duke shënuar rënie si shifër nga 369 sa ishin një ditë më herët, kanë bërë të ditur autoritetet në Itali.

Numri i rasteve të reja me infeksion ishte 1401, nga 1444 sa ishte të mërkurën.

Që nga 21 shkurti, kur shpërtheu koronavirusi në Itali, deri tash kanë vdekur 29958, duke e bërë Italinë vendin e tretë më të prekur nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Numri total i rasteve të konfirmuara në Itali ka mbërritur në 215 mijë.

Numri i rasteve të regjistruara aktualisht si të sëmurë në Itali ka rënë nga 91528 në 89624.

1.56 milionë njerëz janë testuar në Itali deri tash.