Botë

Një i vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Foto: Reuters / ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 33 raste të reja me COVID-19.

Pas gati 10 ditë, numri i të infektuarve është përsëri më i madh sesa numri i të shëruarve, ka bërë të ditur Alsat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë, kurse një pacient nga Velesi, ka vdekur.

Me të dhënat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me koronavirusin.