Botë

Rekord tjetër i rasteve të reja me COVID-19 në Rusi, 11.231 të infektuar në 24 orë

Rusia njoftoi sot se ka regjistruar një rekord tjetër prej 11.231 të infektuarve nga koronavirusi i ri, ndërkohë që vdekshmëria mbetet në nivele të ulëta, me 88 të vdekur në 24 orë, duke e çuar bilancin total në 1.625.

Me 177.160 raste të regjistruara, Rusia kalon Francën duke u renditur e katra në rang evropian dhe e pesta në rang botëror për numrin e të infektuarve, sipas të dhënave zyrtare, transmeton ATSH-ja raportimin e AFP-së.

Sa i përket rasteve ditore, Rusia renditet pas SHBA-së, e cila aktualisht regjistron mesatarisht 20 deri në 25.000 raste çdo ditë dhe pak përpara Brazilit që ka regjistruar 10.503 raste në 24 orët e fundit.