Botë

Rritja më e madhe e numrit të viktimave në Francë në gjashtë ditët e fundit

Numri i vdekjeve për shkak të përhapjes së koronavirusit në Francë është rritur në 25.531, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në deklaratë thuhet se numri i vdekjeve në Francë është rritur për 330 në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore në gjashtë ditët e fundit, transmeton kp.

Ministria thekson se numri i personave të infektuar në Francë është zvogëluar nga 25.775 në 25.548.

Sipas ministrisë, janë 3,430 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, krahasuar me 3.696 dje, që është një rënie për ditën e 27-të radhazi.

Numri i personave të infektuar në Francë ka qenë në një rënie të qëndrueshme për tre javë.