Botë

Kryeministri tajlandez thotë se koronavirusi mund të ketë ndikim edhe për 9 muajt e ardhshëm

Tajlanda mund të ketë ndikim ekonomik nga pandemia e koronavirusit edhe për nëntë muajt e ardhshëm, pasi kriza globale po zvarrit turizmin dhe aktivitetin e brendshëm, tha kryeministri i këtij vendi të martën, raporton Reuters.

Sipas vlerësimeve nga grupet e biznesit, ekonomia e dytë më e madhe e Azisë Juglindore, mund të humbasë më shumë se 1.3 trilionë Baht (40 miliardë dollarë) dhe deri në 10 milionë vende pune për shkak të shpërthimit te virusit.

"Ne presim që ndikimi në ekonomi të zgjasë më shumë kohë, jo vetëm tre muaj, por ndoshta gjashtë ose nëntë muaj dhe se duhet te marrim masa te përballemi me këtë situate" tha kryeministri Prayuth Chan-ocha në një konferencë për shtyp.

Prayuth tha që ai mund të kërkojë nga njerëzit të pasur bashkëpunim në adresimin e rënies ekonomike, siç bëri me 20 njerëzit më të pasur të vendit muajin e kaluar.

Masat ekonomike janë prezantuar nga Qeveria me vlerë miliarda dollarë për të lehtësuar ndikimin nga virusi, duke përfshirë paketën e fundit me vlerë 1.9 trilionë Baht (59 miliardë dollarë) që u miratua në fillim të prillit.