Botë

Bilanci botëror nga Covid-19: Mbi 3.4 milionë të infektuar, 1.1 milion të shëruar dhe 244,803 viktima

Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 244,803, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 3,485,255 dhe numri i të shëruarve në 1,124,441, në të gjithë botën.

Sipas këtyre të dhënave numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 240 mijë.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 1,160,838 raste të konfirmuara pozitive dhe mbi 67 mijë vdekje.

Me 28,710 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 245,567 të infektuar.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh i shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.