Botë

Kryeministri rus konfirmohet me koronavirus

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe do të vetizolohet.

Mishustin ka konfirmuar rezultatin përmes një video-konference me presidentin Vladimir Putin.

“Sapo u bë e ditur se kam rezultuar pozitiv me koronavirus, kështu që obligohem të vetizolohem për shkak të sigurisë së kolegëve të mi”, ka thënë ai, shkruan CNN.

Putini ka nënshkruar dekretin për emërimin e Andrey Belousov në vend të Mushustinit.