Mediat amerikane sot kanë dënuar, duke e quajtur të papranueshëm dhe fyerje ndaj idealeve demokratike, vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar pjesëmarrjen e disa mediave, përfshirë CNN-in dhe New York Times, për të marrë pjesë në konferenca të përditshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, raporton AFP.
Shtëpia e Bardhë dje ua ka ndaluar hyrjen disa mediave, CNN, New York Times, BBC, Los Angeles Times, ndërsa u është lejuar qasja mediave konservatore, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdalimi i pjesëmarrjes së mediave në konferencë, i cili veprim nuk ka ndodhur më parë, ashpërson edhe më tej “luftën” mes Presidentit Donald Trump dhe mediave, i cili nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj mediave.
Ai në disa raste nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve të disa mediave, përfshi atë të CNN-it, duke u thënë se publikojnë lajme të pavërteta.