Botë

Belgjika nis hapjen në maj, në shkolla nga 10 nxënës në klasë

Foto: Reuters

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, ka prezantuar planin e detajuar që gradualisht të lehtësojë masat e shtetit për mbrojtje nga koronavirusi.

Me këtë plan, është bërë e ditur se të gjitha dyqanet do të hapen më 11 maj, ndërsa një javë më vonë do të hapen edhe shkollat. Ani pse do të lehtësojë masat, shteti belg do ta bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga mosha 12-vjeçare, transmeton KOHA.

Shkollat që do të hapen më 18 maj, e nuk do të mund të ketë më shumë se 10 nxënës në secilën klasë. Me këtë plan të daljes nga izolimi që ka filluar më 12 mars, kafenetë dhe restorantet nëpër Belgjikë do të jenë të mbyllura deri më 8 qershor.

Më shumë se 45 mijë persona janë të infektuar me virus në Belgjikë. Deri më tani janë regjistruar 6 mijë e 700 të vdekur.