Botë

Trumpi thotë se koronavirusi ka kaluar pikun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij “ka kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirus dhe ka parashikuar se disa prej shteteve do të rihapen këtë muaj.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se udhëzimet për rihapje do të prezantohen të enjten pasi të flas me guvernatorët.

“Do të jemi fëmijët e rikthimit, të gjithë ne. Duam ta kthejmë shtetin tonë ku ishte”, ka thënë ai.

SHBA-ja deri tash ka rreth 640 mijë raste të konfirmuara me virus dhe më shumë se 30 mijë e 900 të vdekur.

“Të dhënat sugjerojnë se në gjithë vendin, kemi kaluar pikun e rasteve të reja”, ka thënë tutje Trumpi.

Trumpi po ashtu ka akuzuar shtetet tjera se po gënjejnë për shkallën e vdekjes.

Administrata Trump më parë kishte parashikuar 1 majin si datë të mundshme për rihapje të vendit, por presidenti ka thënë se disa shtete mund t’i rikthehen normalitetit më herët.