Botë

Në Serbi, nëntë të vdekur në 24 orët e fundit, 94 gjithsej

Foto: Reuters

Në shtetin fqinj, Serbi, në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona si pasojë e koronavirusit, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të këtij vendi, njofton B92.

Po ashtu, është raportuar për 411 raste të reja me Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Serbi kanë vdekur 94 persona nga koronavirusi, ndërkohë të infektuar janë 4.465. Të shtrirë nëpër klinika janë 3006 pacientë, kurse 131 prej tyre janë në gjendje të rëndë.