Botë

Në Gjermani më shumë se gjysma e të infektuarve me koronavirus janë shëruar

Foto: Reuters / ilustrim

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, shtet që është infektuar ndjeshëm nga koronavirusi. Më shumë se gjysma e të infektuarve me Covid-19, tashmë janë shëruar dhe rikuperuar.

Gjermania ka 127 854 persona të infektuar me virus, ndërsa nga këta 64 300 janë shëruar tashmë.

Shteti gjerman mban rekord të personave të shëruar në raport me ata që janë infektuar tanimë me Covid-19.

Në Gjermani, deri tani kanë ndërruar jetë nga virusi 3022 njerëz.