Botë

Askush nuk i beson Koresë Veriore se s’ka asnjë të prekur me koronavirus

Pretendimi i Koresë së Veriut se “asnjë person” në vend nuk është i infektuar me koronavirus po has në skepticizëm gjithandej.

Që nga nisja e pandemisë, shteti komunist i Kim Jong-unit ka proklamuar se nuk e ka pasur as edhe një rast të vetëm të sëmundjes dhe këtë sukses ua ka atribuuar masave të rrepta të kontrollit dhe mbylljes së kufijve, raporton KOHA.

Por komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Korenë e Jugut ka thënë se të dhënat nga Feniani janë “të pavërteta”, ndërsa i quajti si “pretendime të pamundura”.

Një njohës i zhvillimeve në Korenë e Veriut ka deklaruar për BBC-në se ka shumë gjasa që në shtetin e izoluar ka raste me koronavirus, porse jo edhe përhapje masive të virusit. Koreja e Veriut me të vërtetë ka reaguar shumë më shpejt kundër virusit sesa shumë vende të tjera të rajonit.

Ajo i mbylli kufijtë në fund të janarit dhe më pas i vuri në karantinë me qindra shtetas të huaj që vizituan Fenianian.