Botë

Kancelarja Merkel del nga karantina

Foto: Reuters

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë fund karantinës së saj dhe u kthye në zyre të premten, tha një zëdhënës i saj.

Merkel është testuar disa herë për koronavirusin e ri, por ka rezultuar negative.

Ajo ishte vetëkarantinuar dhe po punonte nga shtëpia, pasi më 20 mars mori një vaksinë nga një mjek, i cili më vonë u zbulua se kishte koronavirus.

Numri i të infektuarve në Gjermani ka arritur në 79.696, me 1.017 vdekje, njoftoi më 3 prill Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch.