Botë

Vendimin për ndryshimet klimatike Trumpi do ta marrë javën e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur presion nga Evropa, Kanadaja dhe Japonia për të dhënë mbështetjen e tij për ndryshimet klimatike, gjë që është nënshkruar në vitin 2015 në Paris.

Në komunikatën e fundit që është lëshuar, samiti G7 dukë bërë përjashtim SHBA-ja, kanë premtuar se do të bëjnë veprimet e nevojshme për sa i përket ndryshimeve klimatike, transmeton Koha.net.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se diskutimet e G7 ishin “shumë të vështira, për të mos thënë të pakënaqshme”.

“Jemi në një situatë ku jemi 6 dhe vetëm 1 është kundër nesh, nuk kemi ende shenja nëse SHBA do të mbështet këtë apo jo”, ka shtuar ajo.

Gjashtë nga shtatë vendet më me ndikim në botë, kanë pohuar për përkushtimin e tyre në zbatim me planin e nënshkruar në Paris, duke u bërë e ditur se Trumpi do të jap vendimin e tij javën e ardhshme.