Botë

Në Francë kanë humbur punën 3.6 milionë veta për shkak të koronavirusit

Foto: Reuters

Autoritetet franceze kanë njoftuar se 337.000 ndërmarrje kanë pushuar nga puna 3.6 milionë punëtorë qëkur nisi të përhapet koronavirusi në këtë vend, njofton KP-ja.

Ministri i Punës i Francës, Muriel Penicaud, tha sot se humbjet financiare për shkak të Covid-19 kapin vlerën 11 miliardë euro.

Qeveria franceze ka thënë më parë se të gjithë punëtorët e pushuar do të marrin 70 për qind të pagës së mëparshme nga buxheti i shtetit gjatë kohës sa do të zgjasë pandemia.

Në të njëjtën kohë, ministri për Strehim Julien Denormandie, tha se Qeveria do të sigurojë 15 milionë euro ndihma në baza ditore për 600.000 njerëz të pastrehë.

Në Francë, deri më tash janë 56.989 të infektuar, ndërkohë kanë vdekur 4.032 persona.