Botë

Brazilianët protestojnë me tenxhere kundër masave të presidentit

Descriptive Text

Pak kohë pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, iu drejtua kombit në mbrojtje të përgjigjes së Qeverisë së tij kundër përhapjes së koronavirusit, qytetarët në të gjithë Rio de Janeiron protestuan me tenxhere nga ballkonet e tyre.

Bolsonaro, lider ky popullist i ekstremit të djathtë, ka mbetur gjithnjë më i izoluar në besimin e tij se aktiviteti ekonomik duhet të vazhdojë me gjithë pandeminë. Ai insiston në këtë qëndrim me gjithë pohimet e disa ministrave se zona të shumta duhet të vihen nën karantinë, raporton KOHA.

“Dëmi kolateral i masave për luftimin e koronavirusit nuk mund të jetë më i rëndë se vetë sëmundja”, ka thënë Bolsonaro në fjalimin, që u prit me kundërshtime.

Sondazhet e fundit kanë treguar se popullariteti i liderit brazilian ka rënë ndjeshëm shkaku i mënyrës se si po i përgjigjet ai pandemisë së koronavirusit, të cilën e ka quajtur vazhdimisht si grip të zakonshëm.