Botë

Rëndohet gjendja në Serbi, edhe pesë të vdekur nga koronavirusi – gjithsej 28

Foto: Reuters

Serbia ka raportuar për pesë persona të vdekur sot, si pasojë e koronavirusit.

Tash, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 28, që e bën vendin më të goditur në rajon, njopfton B92.

Drejtoresha e Institutit “Batut”, Darija Kisiq-Tepavçeviq, ka njoftuar se 640 pacientë janë të hospitalizuar, ndërkohë 72 prej tyre janë në respiratorë.

Gjithsej të infektuar në këtë vend janë 1.060. Vetëm gjatë ditës së sotme janë paraqitur 160 raste të reja me Covid-19.