Botë

Kina po këndellet, Wuhani nuk shënon raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters

Kina ka raportuar rënie të rasteve të reja të infeksioneve për të katërtën ditë me radhë duke ndalur edhe numrin e rasteve të importuara nga jashtë, përderisa politikanët kanë kthyer vëmendjen kah ekonomia.

Qyteti i Wuhanit, epiqendra e virusit, s’ka raportuar asnjë rast për të gjashtën ditë, me bizneset që janë rihapur e banorët që kanë nisur t’i kthehen jetës normale pas gati dy muajsh izolim.

Të dielën u regjistruan 31 raste të reja, përfshirë një rast kontakti, e që tregon rënie nga 45-shi sa ishte një ditë më herët, ka bërë të ditur Komisioni Kombëtar për Shëndetësi.

Me rënien e rasteve, politikanët janë fokusuar kah rimëkëmbia e ekonomisë, së paralizuar për shkak të mbylljes si pasojë e virusit, raporton Reuters.

Qeveria po shtyn bizneset dhe fabrikat të rihapen, përmes stimujve fiskalë e monetarë për t’u ringjallur nga “tkurrja”.

Kina është vendi i tretë me numrin e të infektuarve. Deri tash aty janë regjistruar më shumë se 81 raste të të infektuarve derisa 3300 kanë vdekur. Në Kinë janë shëruar 75 mijë të infektuar.