Botë

Situata me Covid-19 po përkeqësohet edhe në Britani, kryeministri bën thirrje të qëndrohet në shtëpi

Foto: Reuters

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, pak ditë më parë kishte deklaruar se shteti i tij do ta tejkalojë krizën brenda pak javësh, por në një paralajmërim të ri, ai ka dhënë një tjetër qëndrim.

Në një letër drejtuar kombit, Johnsoni ka deklaruar se situata do të përkeqësohet. Ai u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’u përmbahen masave të caktuara nga qeveria, transmeton KOHA.

Deri më tani, në Britani janë konfirmuar 17 mijë raste dhe 1 mijë e 19 vdekje nga koronavirusi. E piku i pandemisë në Britani pritet të vijë brenda dy javësh.