Botë

Numri i të infektuarve me koronavirus shkon mbi 307 mijë, e mbi 13 mijë viktima

Foto: Reuters

Ka shkuar në 307,280 numri i personave të infektuar me koronavirus në nivel global, e deri më tani janë regjistruar 13,049 viktima, sipas të dhëna nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri (CSSE), në Universitetin Johns Hopkins.

Por, përveç shifrave të larta të viktimave dhe të prekurve tashmë edhe numri i të shëruarve është mjaft i lartë - 92,378.

Italia prin në numrin e viktimave me 4,825, që pasohet nga Kina me 3,144.

Kurse sa i përket numrit të të infektuarve numrin më të lartë e ka Kina me 81,348. Pas saj është Italia me 53,578 të infektuar, transmeton KOHA.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 31 persona pozitiv me koronavirus. Derisa në Shqipëri janë konfirmuar 76 persona.

Image