Botë

SHBA-ja dhe Kanadaja do të mbyllin kufijtë

Foto: Reuters

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se ShBA-ja dhe Kanadaja kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë mes shteteve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njofton NBC News.

Trump përmes një njoftimi në Twitter tha se kjo masë nuk do të ndikojë në tregtinë midis dy vendeve.

Kufijtë do të jenë të mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit, “pos për rastet e domosdoshme”.

Trump nuk dha më shumë detaje, por pritet t’i zbulojë përmes një konference gjatë ditës së sotme.

Javën e shkuar, ai njoftoi se ShBA-ja do të ndalojë futjen e udhëtarëve të huaj nga Evropa për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre nga Britania.

Në SHBA, deri më tash janë infektuar mbi 6.500 persona, ndërsa 115 kanë humbur jetën shkaku i virusit Covid-19.