Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq Zbigniew Brzezinski

Politikologu amerikan me ndikim me origjinë polake dhe ish – këshilltari për Siguri Kombëtare Zbigniew Brzezinski vdiq në moshën 89 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Brzezinksit e ka publikuar mbrëmë e bija e tij Mika Brzezinski në rrjetet sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brzezinski, i lindur në Poloni, ishte figurë kryesore e administratës Carter (1977-81), ndërkohë që pakënaqësia e tij e madhe ndaj Bashkimit Sovjetik ndikoi në këshillimin e tij.

Pas pushtimit të Afganistanit nga sovjetikët, Brzezinski nxiti Carter të harxhonte miliarda dollarë për të ndihmuar militantët islamikë për të luftuar kundër sovjetikëve.

Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me frikën se sanksionet mund të detyronin Iranin të fitonte mbështetjen e Moskës, ai ndihmoi në dërgimin e një misioni komando për të shpëtuar pengjet amerikane në ambasadën amerikane në Iran, që përfundoi me vrasjen e tetë komandove përpara se ata të arrinin të shkonin në Teheran.