Botë

Konfirmohet koronavirusi në një burg të Greqisë me 1600 të dënuar

Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës.

Në këtë burg mbahen më shumë se 1600 të burgosur. Rasti u izolua menjëherë në institutin e riedukimit të Koridhalos, si dhe ka filluar menjëherë dezinfektimi i ambienteve.

Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të ardhshme do të vendoset nëse do të vazhdojnë proceset gjyqësore në gjykatat e vendit ose jo.

Në çdo rast, do të funksionojë me personel sigurie, vetëm për rastet emergjente.