Botë

Vetëm një ditë president

Njëri prej dy kandidatëve të shpallur president në Guinea-Bisau ka dhënë dorëheqje nga posti pas vetëm një dite të plotë të kaluar në këtë detyrë. Ai ka thënë se iu rrezikua jeta.

Cipriano Cassama ishte zgjedhur nga deputetët si president pas zgjedhjeve të kontestuara të dhjetorit, shkruan Koha Ditore.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se ish-gjenerali ushtarak, Umaro Cissoko Embalo, tashmë ishte betuar si president në një hotel në kryeqytetin Bisau.

Guinea-Bisau ka shënuar nëntë puçe ose përpjekje për puç prej vitit 1980.

“Narko-shtet”

Ish-kolonia portugeze në Afrikën Perëndimore është kthyer në një pikë kyç për trafikimin e drogës nga Amerika Jugore në rrugën drejt Evropës.

Për këtë shkak, ka marrë emrin e “narkoshtetit” në mesin e kritikëve të zëshëm të vendit.

Ministritë janë mbyllur ose rrethohen prej grupeve të armatosura, me vendin që po rrëshqet drejt një krize aq të rëndë, saqë shumë deputetë po konsiderojnë se në vend po kryhet një tjetër grusht shtet.

Një kamion me ushtarë nga një forcë rajonale, dërguar në Guinea-Bisau para tetë vjetësh, po kujdeset për shtëpinë e Aristides Gomesit, njërit prej dy pretenduesve të postit të kryeministrit.

Ushtarët janë vendosur në kamionin e tyre të bardhë, me mitraloz në gjendje gatishmërie.

Shtëpia e zotit Gomes është disa qindra metra larg prej pallatit presidencial... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)