Botë

Shkon në 148 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 41 në 24 orët e fundit

Foto: Reuters

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur për 41 në 24 orët e fundit, duke e quar në 148 numrin e përgjithshëm të viktimave, raporton Reuters.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ka deklaruar se kjo sëmundje ngjitëse nuk ka treguar shenja të ngadalësimit, përkundrazi.

E gjithashtu rritje të madhe ka shënuar numri i të prekurve, me Italinë që është vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi.

Koha.net transmeton se nga 3,089 sa ishte të mërkurën, tani numri i të prekurve ka shkuar në 3,858.

Koronavirusi: Përmbledhje e zhvillimeve më të reja

Derisa numri i të shëruarve gjithashtu ka shënuar rritje, sipas kësaj agjencie 414 persona janë shëruar plotësisht, derisa një ditë më parë numri i tyre ishte 276.

Veriu i Italisë është më i prekuri, megjithatë sipas këtyre raportimeve thuhet se ka të prekur nga koronavirusi në 20 regjionet e vendit.